BREAKING NEWS

Telekomi kërkon hetim për keqpërdorimin e mbi 100 milionë eurove

Telekomi i Kosovës ka paraqitur kërkesë për nisje të hetimeve ndaj disa personave që dyshohet se kanë keqpërdorur brenda kompanisë. Sipas një komunikate nga Telekomi,  të hënën, keqpërdorimet kanë të bëjnë në rastin e “Z-Mobile”, derisa thuhet se janë keqpërdorur mbi 100 milionë euro.

“Në bazë të detyrës zyrtare, jemi të obliguar të ju informojmë se, mbi bazën e fakteve dhe provave të reja, dokumentacionit dhe provave të bashkangjitura, ka dyshim të kryerjes së veprave penale” – thuhet në kërkesën për fillimin e hetimeve penale të Telekomit të Kosovës. Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privatë”, thuhet në njoftim.

Telekomi bëri të ditur se keqpërdoruesit kanë lidhur kontrata të dëmshme, kanë fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe kanë dhënë deklarime të rrejshme.

“Të njëjtit kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, nga sa u tha më lartë, nuk përjashtohet mundësia që zyrtarët e Telekomit të Kosovës, në forma të ndryshme mund të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata e dëmshme për Telekomin e Kosovës, nga e cila u shkaktua dëmi në total prej mbi 100 milionë euro”.

Telekomi tha në komunikatë se nga keqpërdorimet, Telekomit i janë shkaktuar humbje komerciale në vlerë mbi 100 milionë euro.

“1. Humbjet komerciale nga zbatimi i kontratës, që llogariten në vlerë rreth 102 milionë €; 2. Humbjet direkte si pasojë e pamundësisë së zbatimit të kontratës në vlerë rreth 51.4 milionë € (Vendimet e arbitrazheve); 3. Humbjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 2017; dhe 4. Humbjet e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës, në vlerë rreth 16.2 milionë €, si pasojë e shmangies së tatimit nga Dardafon.net LLC”, ka numëruar Telekomi humbjet e shkaktuara, e që po kërkon të hetohen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago