E përjavshmja kroate “Hrvatski tjednik” ka publikuar një karikaturë me mbishkrimin “Udhët të mbarë traktoristë!”, me foto të një traktori me rimorkio, kjo i ka çmendur mediat serbe të cilatë kanë vërshuar me sharje ndaj kroatëve.
Traktorin e drejton presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është i veshur me fanellën e skuadrës serbe të futbollit, në trajlerin e traktorit ka edhe serbë me fanella, me fytyra të kërrusura dhe të trishtuara, pranë tyre fashisti rusofil Vulin dhe Milan Borjan i cili u dëbua nga Knini gjatë operacionit “Stuhia” ku në vitin 1995 ushtria kroate i dëboi mbi 250 mijë serbë nga Kroacia.
Për t’i tranuar edhe më shumë serbët, revista kroate ka vendosur tabelën rrugore “Beograd”, në të cilën qëndron një zog shqiponje me sqep të përgjakur.
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…