POLITIKE

U dënua me burg për një fjalim, mijëra protestues mbështetin kryebashkiakun e Stambollit

Mijëra vetë u mblodhën të enjten në Stamboll për të kundërshtuar dënimin me mbi dy vjet burg dhe ndalimin e aktivitetit politik të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, duke brohoritur parulla dhe kritika ndaj presidentit Tajip Erdogan dhe partisë së tij në pushtet AK.

Ndërsa dëgjonte muzikë patriotike, turma valëviti flamurin kombëtar përpara ndërtesës së bashkisë së Stambollit, e cila është mbështjellë me një portret të madh të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, parimet laike të të cilit kundërshtohen nga Erdogani.

Një gjykatë turke dënoi kryebashkiakun Imamoglu për fyerje të zyrtarëve publikë për një fjalim që mbajti pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2019.

“Të drejtat, ligji, drejtësia… Do të vijë dita kur AKP do të përgjigjet,” thërriste turma.

“Ne erdhëm këtu sot për të treguar se duam të vazhdojmë të jetojmë në një vend të sunduar nga ligji. Mendojmë se ligji është shkelur. Ne erdhëm për të mbrojtur të drejtat tona dhe votat e banorëve të Stambollit.”

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, që do të mbahen deri në qershor, mund të dëshmojnë një nga sfidat më të mëdha politike për dy dekadat e Erdoganit në pushtet, pasi turqit po përballen me rritjen e kostove të jetesës dhe një monedhë në rënie. Lira ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit këtë javë.

“Ju i mundët ata dy herë dhe do ta bëni përsëri. Të 16 milionë banorët e Stambollit, kombi ynë dhe aleanca jonë e madhe e Turqisë janë pas meje. Ne do ta ndryshojmë këtë rend në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.”

Aleanca gjashtëpartiake e opozitës e krijuar kundër Erdoganit, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP) e Imamoglut, ende nuk ka rënë dakord për një kandidat për president. Imamoglu është cilësuar si një sfidues i mundshëm dhe sondazhet sugjerojnë se ai mund ta mundë Erdoganin.

Vendimi i gjykatës, nëse do të miratohet nga Gjykata e Apelit, do ta ndalojë atë të kandidojë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago