POLITIKE

Kasparov: Kur në 2014-ën thashë se Putini s’do të ndalet në Krime…!

Ish-kampioni botëror i shahut Gary Kasparov ka kritikuar fuqitë perëndimore dhe NATO-n në Twitter për qëndrimin e tyre ndaj agresionit rus të Ukrainës. Ai akuzoi Perëndimin se tashmë ia ka dorëzuar Ukrainën Rusisë dhe bëri thirrje për ndihmë më të fortë për vendin e sulmuar.

Mjeshtri i famshëm i shahut, aktivist pro-demokracisë dhe një nga liderët e opozitës ruse, më parë ka bërë thirrje për ndërhyrje më të fortë nga anëtarët e NATO-s, ka mbrojtur gjetjen e një zëvendësimi për gazin rus dhe ka paralajmëruar aleatët e Putinit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

“Ata e pranojnë se kisha të drejtë, por duan të bëjnë sërish të njëjtin gabim”.

“Më quajtën nxitës të luftës në vitin 2014 kur thashë se Putini nuk do të ndalet me Krimenë dhe Ukrainën. Tani të gjithë e pranojnë se kisha të drejtë, por duan të përsërisin të njëjtin gabim. Lënia e Putinit të shkatërrojë Ukrainën rrit kërcënimin e një konflikti më të madh, duke përfshirë bërthamor.

Putini po bombardon spitalet, strehimoret dhe shtëpitë e të moshuarve në Ukrainë. Por na është thënë se bota e lirë nuk duhet të veprojë për të ndihmuar nëse ato spitale, strehimore dhe shtëpi pensioni nuk janë brenda linjave të caktuara në hartë. Ato jetë janë të rëndësishme. Këta fëmijë janë të rëndësishëm.

Kjo nuk ka të bëjë me NATO-n. Nuk ka asnjë traktat që thotë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të mëdha të botës së lirë janë të ndaluara të mbrojnë Ukrainën, e cila po vdes për t’i mbrojtur ato. Ka vetëm frikë, e njëjta frikë që i pengoi të bëjnë diçka në vitin 2014 dhe na solli këtu ku jemi tani.

Administrata Biden dhe mbrojtësit e tij në media përsërisin argumentet e administratës së Obamës dhe mbrojtësve të tij në 2014. Përmbajtje heroike! Një udhëheqje e tillë! Ju jeni koka të ndezura, mjeshtër i madh Kasparov, le të presim dhe të shohim! Ne kemi pritur dhe tani e shohim”, pwrfundon shahisti i madh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago