LAJME

“Kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit”- Reuten kërkon nga KE të aplikojë sanksione ndaj Vuçiqit dhe Dodikut

Eurodeputeti Thijs Reuten në Komitetin e Punëve të Jashtme, tha se duhet të ndërmerren veprime vendimtare kundër destabilizuesve si Aleksandër Vuçiqit dhe Millorad Dodikut.

Ai ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Bashkimit Europian se nuk po bën sa duhet për të sheshuar trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Eurodeputeti holandez mendon se presidenti Vuçiq po e shkatërron rrugën e Serbisë drejt BE-së, duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

“Shumica e Parlamentit serb është shumë kritik me Bashkimin Europian. Pavarësisht kritikave të shumta që ka pasur muajt e fundit, kemi një situatë ku kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor për destabilizimin dhe provokimet, që nuk i kishim parë prej shumë kohësh,” tha Reuten.

Reuten, një pjesëtar i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, i bëri thirrje Këshillit të Europës të aplikojë sanksione kundër Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, së bashku me partnerët e tij. Politikani holandez tha se Republika Sërpska po krijon në mënyrë antikushtetuese institucione paralele në mjekësi, drejtësi, mbrojtje, siguri dhe taksim

“Nuk mendoj se na duhet një tjetër samit për të konfirmuar mbështetjen tonë të plotë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Na duhen veprime. Duhet t’u dërgojmë mesazhe të qartë Dodikut dhe Vuçiqit, nga njëra anë, dhe vendeve si Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, të cilat kanë bërë shumë dhe duan ndihmën tonë,” deklaroi Reuten.

Në një intervistë për “Al Jazeera” (AJ), eurodeputeti holandez i cili shpesh flet për sfidat me sigurinë dhe politikën në rajonin e Ballkanit, drejtoi gishtin ndaj atyre që sipas tij i shkaktojnë ato.

“Prej vitesh jam lodhur me politikën e Bashkimit Europian duke u dorëzuar para destabilizuesve si Vuçiq dhe Dodik. Të dy po cenojnë qëllimisht sundimin e ligjit dhe po nxitin konflikte etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mbajnë lidhje me [presidentin rus Vladimir] Putin. Kjo duhet të ndalet. Por kjo nuk ka për të ndodhur derisa BE-ja të heqë një vijë të kuqe të qartë, jo të angazhohet në dialogë që nuk sjellin fryte. Deklarata ‘ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor’ duhet bërë me njëfarë përgjegjësie. Duhet t’i vendosim fjalët në praktikë dhe të bëjmë diçka,” u shpreh Reuten.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago