FOTO&VIDEO

Këngëtari i prekur me COVID-19: Shtone kujdesin, s’ishte përvojë e mirë ballafaqimi me virus

Jetmir Hyseni, këngëtar me profesion, ka vendosur të tregojë se është prekur me virusin korona. Ka thënë për Express se po shpreson ta kalojë shpejt këtë sfidë me të cilën po përballen edhe shumë njerëz të tjerë.

31 vjeçari nga Bibaj e Ferizajt ka qendruar në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë. S’kishte pasur mundësi fare të shkojë në fshat pasi ishte izoluar në Prishtinë në Qendrën e Studentëve.

“Pas kthimit tim nga Gjermania, ju nënshtrova procesit të kuarantinës si të gjithë bashkë udhëtarët e tjerë, dhe fatkeqësisht rezultatet e testimit për Covid-19 më dolën pozitiv. Gjatë tërë këtij procesi kam qëndruar në konviktin e studentave në Prishtinë”, ka treguar ai.

Deri tash në Kosovë janë prekur 31 persona me këtë virus.

Ai ka thënë se kishte shkuar në infektivë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe pastaj rezultatet e analizave i kishin dalë pozitiv.

“Gjatë mbrëmjes së 20 Marsit, gjendje ime shëndetsore u perkeqesua dhe kerkova qe te dergohem në repartin infektiv të QKUKs. Falenderoj stafin mjekësor per përkujdesjen e tyre deri më tash dhe dua të ju informoj që gjendja ime shëndetsore momentalisht është stabile”, ka shtuar ai.

Këngëtari Jetmir Hyseni ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Kosovës të kenë kujdes dhe t’i shtojnë masat parandaluese pasi ballafaqimi me COVID-19 nuk ishte i lehtë.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet Covid-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota eshte duke u ballafaquar më këtë fatëkeqsi. Ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvojë e mirë dhe e lehtë per mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqërisë që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe”, ka shtuar Jetmiri.

Ai ka përsëritur se s’ka pasur asnjë kontakt me banorët e fshatit Bibaj ku e ka vendlindjen.

“Sqarim për bashkëvendasit e mi Bibaj-Ferizaj: Gjatë tërë këtij procesi kam qenë dhe ende jam i izoluar në repartin infektiv në Prishtinë dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ndonjë qytetar nga Ferizaji apo Bibaj. Ju kërkoj falje për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar si pasoj e këtyre rrethanave”, ka treguar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

24 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago