LAJME

Kërcet grushti në familjen pejane: Vëllezërit rrahen mes vete, nga spitali përfundojnë në Polici

Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në rrugën “Bekir Adem Gjuka” në Pejë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete, duke sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i denoncimit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

17 minuta ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

23 minuta ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

4 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

5 orë ago