Mbrëmë u raportua se një shtetas i Kosovës ka mbetur i vdekur në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të tij u angazhuan ekipe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se për shkak të terrenit të thepisur malor, për nxjerrjen e trupit të personit që dyshohet se ka vdekur, nevojitet ndihma e helikopterit.
Megjithatë, deri në këto momente, viktima ende nuk është tërhequr.
Ndërkaq, siç mëson Klankosova.tv, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria kanë shpëtuar tre shtetas të Kosovës të cilët kishin mbetur të ngujuar në po atë lokacion.
Ndërkaq, mësohet po ashtu se është kërkuar ndihma e KFOR-it që të ofrojë një helikopter, meqë helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë janë të angazhuar krejtësisht në shuarjen e zjarreve që kanë prekur shumë zona të vendit.
Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.
“Për shkak të terrenit të thepisur malor, është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në ndihmë, mbrëmë është nisur edhe një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët thanë se operacioni është i ndërlikuar.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…