LAJME

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për keqpërdorim të pozitës e falsifikim të dokumenteve zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: C.C., I.R., A.I., R.D., Sh.A., për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin apo që tu shkaktojnë dëm personave tjerë, në atë mënyrë që nga fillimi i muajit dhjetor 2021 e deri me datë 25.07.2022, i pandehuri C.C., ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, e pandehura I.R., Menaxhere e Zyrës për Komunitet dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, i pandehuri A.I., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, i pandehuri R.D., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe i pandehuri Sh.A., Drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit, bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, të njëjtit si persona zyrtar në dokumentin zyrtar shënojnë të dhëna të rreme ose nuk i shënojnë të dhënat e duhura, apo me nënshkrimin e tyre ose me vulën zyrtare vërtetojnë dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që në periudhën kohore të lartëcekur, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për përfituesit B.D., A.K., B.R., dhe L.U., nënshkruajnë në emër të tyre, edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së. ​


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

3 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

3 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

4 orë ago
  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

7 orë ago