LAJME

Shqipëria, Serbia dhe RMV-ja do t’i përballojnë së bashku sfidat energjetike

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pranuar iniciativën e Serbisë për formimin e një grupi të përbashkët pune.

Kjo, për bashkëpunim në krizën energjetike dhe në projekte strategjike.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”, duke cituar ministren serbe të Energjisë dhe zëvendës kryeministren serbe, Zorana Mihajloviç.

Zyrtarja serbe e bëri njoftimin në Tiranë, ku po merr pjesë në nismën “Open Balkan”, e cila mbështet strategjitë e përbashkëta ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Mihajloviç u shpreh se siguria energjetike e rajonit në situata krize kërkon solidaritet, lidhje dhe angazhim bashkëpunues në projektet strategjike.

“Të gjithë ne në rajon jemi nën presion të madh për të siguruar që gjithçka të jetë gati për dimër. Megjithatë, është e rëndësishme që, përveç zgjidhjes së problemeve aktuale të furnizimit, të diskutojmë edhe projektet strategjike dhe investimet e mundshme të përbashkëta, të cilat do të bëjnë që i gjithë rajoni të jetë më i qëndrueshëm energjetik”, shpjegoi ajo.

Sipas saj, propozimi i Serbisë ishte formimi i një grupi të përbashkët pune prej tre vendeve.

Ky i fundit, do të merret me zgjidhjen e problemeve energjetike këtë dimër, si dhe bashkëpunimin e mundshëm për projekte të rëndësishme strategjike.

“Pres që nga java e ardhshme të fillojmë punën në kuadër të grupit të punës dhe të paraqesim propozime për investime të përbashkëta te presidentët dhe kryeministrat e vendeve tona, qofshin ato për termocentrale diellore, termocentrale me erë, balancim të përbashkët, lidhjet me tregun e gazit, apo ndoshta edhe depot nëntokësore të gazit”, deklaroi Mihajloviç.

Në fillim të qershorit, tre vendet mbajtën një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me miratimin e tre memorandumeve mirëkuptimi dhe një marrëveshjeje.

Kosova është e vetmja nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor që ka refuzuar t’i bashkohet nismës për Ballkanin e Hapur.

Nisma është një zonë ekonomike dhe politike e tre shteteve ballkanike: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ajo synon të ofrojë mundësi më të mëdha tregtare dhe shkëmbimi studentësh për një popullsi totale prej 12 milionë banorësh, si dhe të inkurajojë integrimin në BE të vendeve anëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago