Në fakultetin e Filozofisë ka ndodhur një rrahje rreth orës 16:53 minuta. Dy persona të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rrahje kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se të dy peronat janë shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 12.02.2020 rreth orës 16:53 është raportuar për një rrahje te fakulteti Filozofik, të përfshirë kanë qenë dy persona ku si pasojë kanë marrë lëndime të lehta trupore, që të dy janë shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Rexhepi.