Këshilltari i Pacollit për Daçiq: Fytyra e krimit të organizuar serb, ka shitur armë edhe për Isis-in

Këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, , ka thënë se Ivica Daçiq, ka shitur armë për organizatën terroritste ISIS.

“Ai ka qenë një dealer që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri”, ka shkruar ai.

Zyberaj ka shtuar se për këtë kryediplomati serb është duke u hetuar.

“Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiç është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje”

Ky është postimi i plotë i Zyberajt në Facebook

 

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215595277290829