FOTO&VIDEO

(VIDEO) Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë

Erërat e mbrëmshme kanë shkaktuar disa dëme në Komunën e Pejës. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Nga KEDS-i, kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për të evituar dëmet, teksa kanë bërë të ditur se edhe në disa komuna tjera ka pasur probleme.

Një dyqan pranë rrugës në qytetin e Pejës, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Kjo pasi në këtë Komunë, mbrëmjen e së hënës ka pasur erëra të fuqishme.

Pronari i këtij dyqani, thotë se intervenimi i njësiteve të zjarrfikësve, ka qenë i menjëhershëm.

“Rreth orës 7:00 të mëngjesit kur kam ardhur i kam parë që kanë ardhur zjarrfikësit dhe kanë qenë duke pastruar hapësirën. Era ka shkaktuar dëme të mëdha. Tash po mundohemi t’i rregullojmë vet dëmet që na janë shkaktuar”, shprehet për RTV Dukagjinin, Agon Tahiri.

Tahiri tregon se dëmet janë edhe në rrjetin elektrik, përcjell Telegrafi.

“Rrymë ende nuk ka dhe kulmi është komplet i shkatërruar”, shprehet më tej Agon Tahiri.

Në Pejë, nga erërat u shkaktuan edhe dëme të tjera. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar, çka ka bërë që disa fshatra të Pejës të mbesin pa energji elektrike deri ne evitimin e problemeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se ekipet kanë dalë në terrenet të cilat janë të dëmtuara me rrjetin elektrik dhe janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e mundshme për evitimin sa më të shpejtë të problemeve. Po ashtu siç ka njoftuar KEDS-i, probleme me rrjetin elektrik kanë edhe komunat si Gjakova, Mitrovica dhe Prizreni.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago