BREAKING NEWS

Këta janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur në aksidentin e rëndë në rrugën Ferizaj-Gjilan

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, përkatësisht rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe deri te ngjarja tragjike ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së veturës.

Në rrjetet sociale familjarët kanë publikuar edhe fotografitë e dy vëllezërve që mbetën të vdekur në këtë aksident të rëndë. Bëhet fjalë për vëllezërit Shpend dhe Fidan Ibrahimi.

Kujtojmë se brenda pak orësh në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku kanë vdekur pesë persona dhe disa të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

44 sekonda ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago