Është nënshkruar marrëveshja për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave, nëpërmjet një komunikate për media.
“Sot, u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas MF’së, përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.
“Për të gjitha veturat dhe motoçikletat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe janë subjekt i kësaj Marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon njëqind për qind (100%) të vlerës së primit të policës kufitare”, thekson komunikata.
Në njoftim thuhet se “subjekt i kësaj marrëveshjeje janë të gjitha veturat e bashkatdhetarëve dhe të huajve që janë nën regjimin e Kartonit të Gjelbër dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, përjashtuar veturat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë”.
“Polica e sigurimit mund të shkarkohet në platformën elektronike (online) të autorizuar nga BKS, ose në formë fizike në zyret e BKS-së në pesë (5) pikat kufitare: Vërmicë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Kullë. Kjo marrëveshje fillon të zbatohet nga data 01.08.2020”, sqaron komunikata.
Pas nënshkrimit, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami theksoi se me këtë veprim Qeveria e Kosovës ka zgjidhur një çështje të kamotshme përmes së cilës do të lehtësohet ardhja e bashkatdhetarëve në Republikën e Kosovës duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes në pikëkalimet kufitare të vendit tonë.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…