Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se i kanë paraqitur disa kërkesa Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kësaj radhe ndryshe. Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e Shqiptarëve te Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë. Presim përgjigje!”, shkruan Arifi.
-Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore
-Zgjidhja e problemeve në arsim
-Zhvillim ekonomik të regjionit
-Çështja e institucioneve gjyqësore
– Integrim të plotë të shqiptarëve në Trupin Koordinues”, janë kërkesat e tyre drejtuar Aleksandar Vuçiq.
Shqiptarët e bashkuar të Luginës në letrën drejtuar presidentit Vuçiq kanë shkruar se janë të interesuar gjithashtu për:
1. Ministrinë e pushtetit lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomisë
3. Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Koordinues