LAJME

Videoja dramatike kur policia franceze ndalon klandestinët shqiptarë të kalojnë në Britani dhe iu shpon gomonen

Mediat britanike dhe ato franceze vijojnë t’i kushtojnë një vëmendje të shtuar problematikës së kalimeve ilegale të kufirit të emigrantëve, përmes detit drejt Britanisë së Madhe, të cilat në javët e fundit kanë pësuar një shtim të madh.

Një gazetar anglez i cili po raportonte pranë portit të Dunkirk ka filmuar momentin teksa një grup emigrantësh shqiptarë dhe afganë vrapojnë me një gomone për të hyrë në det që të kalojnë kanalin.

Por ata ishin të pafat pasi u pikasën nga policia, e cila iu afrua dhe iu çau gomonen me thikë duke iu pamundësuar udhëtimin. Efektivët nuk shoqëruan askënd, por përdorën në disa raste spraj me piper.

Në video shihet dhe një çift vendas dhe i kërkon llogari efektivit të policisë se përse i ndaloi, duke i kërkuar atij që t’i linte emigrantët të kalonin pasi nuk po bënin asgjë të keqe.

Britania e Madhe ka njoftuar së fundmi planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

Policë shqiptarë mund të dërgohen në Britaninë e Madhe për të ndihmuar autoritet të menaxhojnë fluksin e emigrantëve të shumtë nga vendi ynë. Një skemë e re e dakordësuar mes sekretares së Punëve të Brendshme, Priti Patel, dhe qeverisë shqiptare, parashikon bashkëpunim mes dy vendeve për të shqyrtuar dhe riatdhesuar sa më shpejt emigrantët shqiptarë, mes valës rekord të shqiptarëve që mbërrijnë në vend me gomone.

Siç thuhet, policët shqiptarë që mund të mbërrijnë në Kent, do të jenë të pranishëm teksa shqyrtohen të dhënat e emigrantëve, duke ndihmuar me informacion autoritetet britanike. Ministrja e Brendshme bëri të ditur se sipas skemës së re, kërkesat e shqiptarëve që po mbërrijnë në Britani do të shqyrtohen shumë shpejt dhe ata që nuk do të kenë të drejtën për të qëndruar, do të riatdhesohen edhe brenda pak orëve, përmes një procesi të përshpejtuar.

Numri i personave të mbërritur në Britaninë e Madhe me anije të vogla dhe gomone preku një rekord të ri të hënën, shumica e të cilëve, mbi 700 ishin shqiptarë.

Sipas mediave britanike, afërsisht 40 për qind e atyre që kanë mbërritur përgjatë një periudhe 6-javore nga qershori në korrik, janë shtetas të vendit tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago