Kharkivi është kthyer nën kontrollin e autoriteteve ukrainase.
Një operacion “spastrimi” është duke u zhvilluar në qendrën rajonale, tha në Telegram Oleg Sinegubov, kryetar i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv-it.
Sipas tij, qyteti po spastrohet nga ana e Forcave të Armatosura të Ukrainës, Policia Kombëtare dhe Mbrojtja nga Terrori.
“Armiku rus është absolutisht i demoralizuar. Në Kharkiv, ata kanë lënë pajisjet armike në mes të rrugës, grupe të tëra prej 5-10 personash u dorëzohen trupave ukrainase. Sapo shohin të paktën një përfaqësues të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ata dorëzohen”, vuri në dukje zyrtari.
Sinegub foli edhe për situatën në rajon. Kreu i Administratës Shtetërore Rajonale ndau lajmin që ushtria ukrainase është në kontroll të plotë të Chuguev-it.
“Ofensiva e agresorit rus vazhdon në drejtimin Lipetsk, Volchansk dhe Belgorod. Forcat e Armatosura të Ukrainës po luftojnë në mënyrë aktive në pozicionet e tyre”, shtoi kreu i Administratës Shtetërore Rajonale.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…