FOTO&VIDEO

Kinemaja italiane vjen në Prishtinë – Filma dhe histori që nuk duhen humbur

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, organizon në Kino Armata ciklin “Italian Screens”, një përzgjedhje filmash të rinj italianë që sjellin histori bashkëkohore dhe përvoja të ndryshme filmike.

Nga 21 deri më 23 prill, publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë të ndjekë tre filma të ndryshëm për nga tematika dhe stili, që pasqyrojnë emocione, dilema dhe rrëfime njerëzore nga Italia e sotme.

Filmat do të shfaqen në Kino Armata, në gjuhën italiane me titra në anglisht, ndërsa hyrja është falas.

Programi:

E martë, 21 prill, ora 19:00 – “La Grazia” nga Paolo Sorrentino. Një president në fund të mandatit përballet me zgjedhje të vështira mes detyrës dhe jetës personale. Një dramë e fuqishme dhe elegante.

E mërkurë, 22 prill, ora 19:00 – “Un anno di scuola” nga Laura Samani. Një klasë vetëm me djem ndryshon krejtësisht kur vjen një vajzë e re. Një histori e ndjerë për rritjen, miqësinë dhe zgjedhjet.

E enjte, 23 prill, ora 19:00 – “Fuori” nga Mario Martone. Pas daljes nga burgu, një grua përpiqet të rindërtojë jetën dhe identitetin e saj. Një rrëfim intim dhe emocional mbi lirinë dhe vetveten.

Tri mbrëmje, tri përvoja të ndryshme, një mundësi për të përjetuar kinemanë italiane në ekran të madh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago