Kisha Ortodokse Serbe pretendon se institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar Patriarkut Porfirije ardhjen në Patrikanën e Pejës.
Megjithatë, sipas mediave serbe, patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe se pret që “ky vendim jashtëzakonisht diskriminues të rrëzohet”.
Po ashtu Patriarku kërkon që të “ndalet shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që jetojnë në Kosovë”.
“Porfirije i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë në mesin e të gjithë njerëzve, e në veçanti lutet që të mbizotërojë paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”, thuhet në reagimin e Kishës Serbe.
Albanian Post ka provuar të flas me dikë nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.