POLITIKE

“Kissinger-i” shqiptar: “Amerikanët mos i merrni si të shenjtë se janë njerëz si na”,

Se amerikanët nuk janë të gjithëdijshëm dhe se janë të njëjtë me llojin e species njerëzore, është kujdesur të tregojë Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Amerikanët mos i merrni si të shenjtë se janë njerëz si na”, është shprehur Basha në një debat televiziv, duke pandehur se po thotë një gjë tejet të mençur, sikur të ishte i pari të kishte prodhuar një mendim të tillë.

Basha, i cili është edhe i diplomuar me gradë arsimore “Bachellor” në një universitet mediokër amerikan, i renditur i 1425’ti në botë për nga cilësia, të cilën gjë kujdeset ta ritheksojë nëpër shkrime në Facebook me krenari, pretendoi ta njohë në precizitet jo-omnishencën amerikane.

Basha thirret në Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës civile në Bosnje-Hercegovinë, për të konstatuar se aty ShBA ka bërë gabim.

“Janë absolut demokracia më e lartë. Dejtoni u kriju kur kanë qenë të përfshirë amerikanët, pra kanë gabime edhe amerikanët”, tha Basha në Kanal 10, duke rezonuar pikë për pike argumentimin e shefit të tij politik, Albin Kurti, i cili kishte artikuluar të njëjtën gjë vite më parë në RTV21, në një intervistë dhënë në kohën sa ishte në arrest shtëpiak.

Basha, duke argumentuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha se “asnjë pakicë tjetër në botë nuk gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë”.

“Gjema një të drejtë që Asociacioni ua jep më shumë se sot që kanë serbët me planin e Ahtisaarit. Jemi kundër Asociacionit. Nuk ka të drejtë, duke përfshirë të gjitha të drejtat e serbëve, decentralizimi ua ka dhënë 10 komuna pra 4% të popullatës ia kë dhënë 10 ulëse në Kuvend, për më tepër për ligjet vitale s’mund të votohen pa shumicën e komunitetit pakicë”.

“Në 2/3 e kanës fuqinë për ndryshime kushtetuese, i kanë të drejtat e nivelit lokal të gjitha. Nuk ka pakicë në botë që gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë. “, ka thënë Basha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

33 minuta ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

16 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

22 orë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron: Sonte do ta godasim shumë rëndë Iranin

Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…

2 ditë ago