BREAKING NEWS

Kjo anije ka sjellë përballë marinën greke dhe turke: Rrezik shpërthimi në Egje

Anija e kërkimit të burimeve natyrore nëndetare “Oruç Reis” ka shkaktaur alarm tek marina greke.

Mediat e këtij vendi raportojnë se që nga mëngjesi i sotëm, kjo anije është futur në ujërat e konsideruara si pjesë e shelfit kontinental të Greqisë duke bërë kërkime aty.

Siç raporton “Protothema“, anija turke ka shtrirë 8 kilometra kabuj në ujërat greke që nga mëngjesi i sotëm, por nuk dihet nëse ka humbur orientimin për shkak të motit të keq apo po kryen kërkime për tërmete ose pasuri nëntokësore në këtë zonë.

Anija në fjalë shoqërohet nga dy fregata turke, të cilat kanë bërë që Greqia po ashtu të dërgojë dy anije ushtarake greke në zonë, raporton abcnews.al.

Tashmë të katërta anijet luftarake ndodhen përballë njëra-tjetrës, kurse autoritetet greke janë duke monitoruara se çfarë është duke bërë anija turke aty.

Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të hapur për ishujt në Egje dhe sëfundmi mbi pasuritë nëntokësore në jug të Qipros ku janë zbuluar sasi të mëdha gazi natyror. Turqia thekson se as Qiproja dhe as Greqia nuk mund t’i shfryrtëzojë këto pasuri pa marrë në konsideratë të drejtat e Qipros Turke pavarësisht marrëveshjeve të lidhura me kompani ndërkombëtare.

Në lojë kanë hyrë edhe Izraeli me Egjiptin, kurse Turqia ka lidhur marrëveshje me Libinë për hapësirën detare duke nxitur reagimin e fortë të Greqisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago