18-vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin A.S. Ndërkaq i dyshuari tjetër, Dardan Krivaqa, për të cilin Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht, është ende në arrati.
Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj. Kurse i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale e Ferizaj.
Kujtojmë se në trupin e 18-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhunës.
Kjo është bërë e ditur mbrëmë nga Halit Gërbeshi, ushtruesi i detyrës të Drejtorit të Spitalit të Ferizajt.
“Ka ardhë pa shenja jete, me shenja dhune. Por, nuk di më shumë nuk e kam par kufomën sepse nuk jam në spital”, ka thënë ai për Sinjalin.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…