Aleksandar Vučić i Goran Rakić na proslavi slave SNS Sveta Petka
Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti ka alarmuar se Goran Rakiq, të cilin e quan satelit të Alekandër Vuçiqit mund të bëhet zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kurti në Facebook shkruan se, Rakiqi po i fut duart thellë në informacionet sekrete të Kosovës.
Ai ka kritikuar ashpër tashmë koalicionin e ri që pritet të formoj Qeverinë e re për këtë gjë.
Kurti në fund u bën thirrje të gjithat deputetëve që mos ta votojnë Qeverinë e re e cila do të varet nga Lista Serbe.
Postimi i plotë:
SATELITI I VUÇIÇIT -Goran Rakiq është në lojë për postin e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe i njëjti nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Republikën tonë e quan Kosovë e Metohi.
Sateliti i Vuçiçit, Goran Rakiq po i fut duart thellë jo vetëm në qeverinë e re të Kosovës, por edhe në informacione sekrete të një shteti që e lufton hapur dhe nuk ia njeh ekzistencën.
Ju që bëni koalicion dhe flirtoni edhe me dreqin vetëm për ta kapur prapë shtetin a keni pak dinjitet e moral? Mendoni se populli është ende si para 20 viteve që mund ta mashtroni e manipuloni?
Republikanët ju bëjnë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ju ka mbetur ende pak dinjitet dhe respekt për popullin dhe historinë tonë të përgjakur – MOS TA VOTOJNË NJË QEVERI E CILA DO TË VARET NGA LISTA SERBSKA E (VUÇIÇIT).
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…