LAJME

Kjo është kategoria e shqiptarëve që do të transferohen nga burgjet angleze, zbulohet marrëveshja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Duke folur për këtë marrëveshje, ambasadori Alastair King-Smith tregon se si ndodhi gjithçka rreth saj.

“Kjo është një marrëveshje e re mes Qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, e cila dëshmon forcën e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë. Ajo implementon Marrëveshjen e Transferimit të Burgosurve dhe ka qenë subjekt i negociatave mes dy Ministrive tona të Drejtësisë dhe të dy Qeverive. Ne jemi vërtet të kënaqur sepse kjo marrëveshje do të na mundësojë të implementojmë pakte ekzistuese, në një mënyrë efektive.”

“Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri. Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.”

Në burgjet angleze sot janë mbi 1500 shqiptarë. Marrëveshja parashikon transferimin e 200 prej tyre.

Çfarë do të ndodh me pjesën tjetër?

“Marrëveshja mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Disa nga ata që ju përmendët, janë në pritje të gjykimit dhe të tjerë nuk i përkasin asaj kategorie. Por ne e dimë që familja është me të vërtetë e rëndësishme në Shqipëri dhe kjo marrëveshje mundëson që të burgosurit të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes dhe do të përfitojnë vizitat e familjarëve të tyre.”

“Në fakt, ka pasur ekspertë britanikë nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi i Burgjeve dhe i Provës i Madhërisë së tij këtu në Shqipëri këtë javë, të cilët punuan rreth mënyrës së implementimit të marrëveshjes. Natyrisht, transferimeve do t’u duhet më shumë kohë dhe kjo është subjekt i procesit të zakonshëm në gjykatat shqiptare. Por ne jemi të vendosur të ecim me ritëm. Ne kemi Komitetin e Përbashkët Mbikëqyrës të drejtuar nga të dy Qeveritë, çka do të thotë që mund të lëvizim me ritëm dhe ta zbatojmë me shpejtësi marrëveshjen.”, tha ai në Top Channel.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago