Gazeta Sinjali ka siguruar urdhëresën zyrtare të Gjykatës Themelore në Prizren, përmes së cilës është autorizuar një aksion i gjerë policor në kuadër të hetimit për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) – një rast që po konsiderohet ndër goditjet më serioze ndaj krimit ekonomik dhe financiar në vend.
Operacioni, i zhvilluar në disa qytete, ka përfshirë rreth 400 zyrtarë policorë, ndërsa 39 persona janë ndaluar.
Hetimi lidhet me dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi, ku përfshihen persona fizikë dhe juridikë.
Lista e plotë e personave nën hetim (sipas dokumentit gjyqësor)
Nën hetim janë këta persona:
• Saimi Mazreku
• Valon Berisha
• Agon Bardhi
• Bardh Hoxha
• Mirjeta Kosumi
• Ilona Rastavica
• Florent Sylajmani
• Lumnije Osmani
• Hasip Meleqi
• Kushtrim Demolli
• Arbnora Peci
• Ariana Domniku Collaku
• Lirim Ahmetaj
• Egzona Gashi
• Paris Starabanja
• Trendelina Azemi
• Naser Biri
• Rilind Hasani
• Leonard Rexhaj
• Ylli Collaku
• Ron Biri
• Suad Haliti
• Mentor Demolli
• Shefqet Njeku
• Muhamer Rexhepi
• Hana Ulak
• Bajram Osmani
• Jetesa Biri
• Agim Krasniqi
• Marigona Collaku
• Lais Osmani
• Faton Hajdari
• Fehmi Bajrami
• Mërgim Zefi
• Adem Nasufi
• Leonora Berisha
• Diella Kabashi
• Besiana Murati
• Brendona Mujaj
• Kimete Kuliqi
• Valon Duraj
• Nora Muqaj
Person juridik nën hetim
• Reforma SH.P.K.
Person përgjegjës i përmendur në dokument
• Azem Rusinovci
Çka po hetohet
Sipas urdhëresës, bastisjet dhe kontrollet janë autorizuar me qëllim të:
• sigurimit të provave materiale,
• sekuestrimit të dokumentacionit financiar dhe afarist,
• analizimit të kontratave, faturave dhe pajisjeve elektronike,
• dhe ndriçimit të rolit të secilit subjekt në skemën e dyshuar.
Në këtë dosje, si person juridik figuron “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur në sektorin e shitblerjes së veturave, shitës dhe servis i autorizuar për VW dhe Audi, si dhe kompani që kryen riparime të veturave pas aksidenteve, çka e bën rastin veçanërisht të ndjeshëm.
Hetimet vazhdojnë
Burimet nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet:
• zgjerimi i listës së të dyshuarve,
• masa të tjera ndaluese,
• dhe veprime të reja procedurale nga Prokuroria.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…