Policia e Kosovës ka sekuestruar sonte disa kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për shitblerje të drogës. Të dyshuarit janë kapur në rrugën Ponoshec – Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit, që u arrestuan janë Florencë Bashkurti (20-vjeçare) dhe Jetnor Dunisha(32-vjeçar), që të dy shtetas të Shqipërisë.
Në veturën e tyre, pas kontrollit policor, janë gjetur mbi 5 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, e ndarë në disa paketime.
Qeset e mbushura me drogë, telefonat dhe vetura e tye janë konfiskuar nga ana e Policisë si dëshmi për rastin.
Ndërsa dy të dyshuarit, pas arrestimit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tyre, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…