Pasi forcat amerikane eliminuan zyrtarin e lartë ushtarak iranian, gjeneralin Kasem Suleimani, në media u shfaq një video ku ai shihet duke fyer Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Konkretisht, në fjalimin e tij në vitin 2018, Suleimani e krahasoi sjelljen dhe fjalorin e Trumpit me atë të një “shankisti apo menaxheri kazinosh”
Kështu Soleimani iu përgjigj akuzave të Trumpit kundër presidentit iranian Hassan Rohani.
Trump atë kohë paralajmëroi presidentin iranian që të mos kërcënonte SHBA-të, duke thënë se do të “vuante pasojat, siç i ka vuajtur pakkush në histori”.
Ai më tej tha se ndërsa Trump ishte në pushtet për më shumë se një vit, “retorika e tij është akoma si e një menaxheri kazinosh”.
“Bisedoni me botën në stilin e një kamerieri ose menaxheri kazinosh. Kur flitet në Kinë, Rusi, Evropë apo kudo në botë, ndjehet sikur kumarxhiu po flet”, tha Suleimani.
Atë kohë ai u drejtua Trumpit duke thënë se “nuk kalon asnjë natë e vetme pa të menduar në ëndërr”.
Kujtojmë se autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…