Një klient i zemëruar i një hoteli në Shangai e humbi plotësisht durimin mëngjesin e 10 janarit dhe u fut me Audin A5 të tij në hotelin luksoz.
Videoja e incidentit u bë virale në platformën kineze të mediave sociale Weibo, me shumicën e pamjeve të marra nga celularët e të pranishmëve në vendngjarje.
Pasi automjeti ndalon buzë hollit, disa persona kanë tentuar të largojnë shoferin nga makina.
Por me dyert e mbyllura dhe çatinë e makinës të mbyllur, ata nuk mundën të hynin dhe shoferi eci mbrapsht me makinë në përpjekje për të dalë nga holli por u bllokua në derën kryesore.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk kishte persona të lënduar, por në video mund të shihen njerëz që tentojnë të ikin nga makina teksa ajo lëviz rreth hyrjes madhështore të hotelit.
Policia tha se shoferi, një 28-vjeçar i identifikuar vetëm si Chen, ishte arrestuar.
Arsyeja?
Shoferi ishte përfshirë në një debat me stafin e hotelit pak para incidentit.
Debati ishte për laptopin e tij të humbur, i cili më vonë u gjet jashtë hotelit.
Ndonëse është e paqartë se me çfarë pasojash përballet shoferi për veprimet e tij, duket se ato do të jenë të rënda pasi të paktën ai i shkaktoi dëme të mëdha hotelit dhe në rastin më të keq, rrezikoi jetën e shumë njerëzve.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…