Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti “çmenduri” zëvendësimin nga Rusia të komandantit të luftës së saj në Ukrainë, duke thënë se riorganizimet e shumta nuk do të ndryshojnë rezultatin.
I pyetur nga AA në lidhje me implikimet e mundshme të emërimit të gjeneralit Valery Gerasimov në vend të Sergei Surovikin-it tre muaj pas marrjes së kësaj detyre, zëdhënësi i Departamentit Ned Price tha: “Kjo është me të vërtetë një pyetje më e mirë për Federatën Ruse”.
“Nga këndvështrimi ynë, më kujtohet një nga përkufizimet e çmendurisë, domethënë të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh rezultat të ndryshëm”, u tha Price gazetarëve.
“Ne e kemi parë Rusinë të emërojë komandantë të ndryshëm të forcave të saj brenda Ukrainës shumë herë tani, çdo herë duke kërkuar dikë më të lartë, më të kalitur, gjoja më efektiv, vetëm për të gjetur saktësisht të njëjtin rezultat”, tha ai.
Price theksoi se Rusia mund të përpiqet të ndryshojë dinamikën edhe një herë me një komandant të ri, “por dinamika më e gjerë, dinamika themelore nuk do të ndryshojë”.
Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov është emëruar komandant i forcave ruse në Ukrainë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…