Ermal Mamaqi është përplasur me Iva Tiçon dhe shkak është bërë libri i tij i parë që titullohet “Në garë me veten”. Anisa Kushta, një emër i njohur në rrjete sociale për postimet ironike, bëri një status lidhur me komedianin, me një fotomontazh të një libri ku thuhej “Në garë me qentë e lagjes”.
Iva komentoi: “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve”.
Ndërkohë, Ermali ia ka kthyer: “Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fanËs i AnisësË. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkroi ai shoqëruar me një emoji me puthje.
Iva vijon me ironinë teksa shkruan: “@(null) mes fansash jemi të gjithë”. Siç shihet, ajo nuk e ka etiketuar Ermalin por ka vendosur fjalën “null” që nënkupton dikë që nuk ka vlerë.