FOTO&VIDEO

​Kokainë në gilinderat e oborrit: Antidroga zbarkon në shtëpinë e gjakovarit që e kamuflonte ‘të bardhën’ si Vitamin C

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi pas një operacioni bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, policia ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme dhe përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm, shkruan Insajderi.

Sipas Policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikojë dhe kuptojë se një person i dyshuar në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike. Sipas të dhënave policore, personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (më datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.

“Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës me datë 30.04.2022, në ora 23.10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm. Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar: Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë. Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë. Një automjet i tipit Ford me targa vendore, një telefon dhe para kesh. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago