Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, ka reaguar për çështjen e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian.
“I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë i dobishëm për të inkurajuar vendet të vijojnë me reformat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe ne këtë duhet të bëjmë, duhet t’i inkurajojmë këto vende të bëjnë më shumë”, thotë ajo.
Por Kokalari paralajmëron se nëse BE nuk është e pranishme në rajon atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje. Ne na duhet një Evropë e bashkuar si në Perëndim ashtu edhe në Lindje, shkruan Topchannel përcjellë Klan Kosova.
Miratimi i rezolutës, erdhi pas debateve të një dite më parë, kur eurodeputetët, mbështetën zëshëm Tiranën dhe Shkupin dhe kritikuan liderët e BE për vendimet e marra.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…