LAJME

Kokë luani, leopardi dhe ujku…/Koleksioni i ri shtëpisë së modës Schiaparelli shqetëson emra të njohur të showbiz-it!

Java e Modës në Paris ka nisur me diskutime e polemika të shumta. Koleksioni i ri Vjeshtë/Dimër 2023-2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli është bërë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthejnë në sharje për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh.

Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harlow u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.

Në fakt ato nuk ishin koka të vërteta kafshësh por shqetësoi panik në rrjet. Ndonëse shtëpia e modës sqaroi se asnjë kafshë nuk është dëmtuar për të realizuar ato veshje, për pjesën më të madhe të publikut pasarela e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris u cilësua si shokuese dhe shqetësuese. Animalistë, njerëz të thjeshtë, emra të njohur të showbiz-it të huaj dhe jo vetëm e kanë cilësuar këtë koleksion si të papërshtatshëm, të tmerrshëm dhe si trofe gjahu kafshësh.

Nga ana tjetër për një pjesë të publikut ky koleksion është thjesht art që nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e kafshëve. Në një reagim të shtëpisë së modës thuhet se kokat e kafshëve janë të gjitha krijime me dorë dhe çdo pjesë, e frymëzuar nga Komedia Hyjnore e Dante Alighieri, u krijua duke përdorur lesh, mëndafsh, shkumë deti, rrëshirë dhe materiale të tjera.

Ndërkaq, fansat spekuluan se ka një kuptim të fshehur pas paraqitjes së pazakontë të miliarderes Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris, pasi ajo vendosi një kokë luani të rremë në fustanin e saj të zi prej kadifeje. Jenner e ndjeu qartë se dukej në qendër të vëmendjes teksa doli me një kokë të madhe luani të ngjitur në fustanin e saj. Ajo u fotografua duke lënë shfaqjen e mbushur me yje të Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris dhe buzëqeshi teksa mbantekëtë aksesor shumë të pazakontë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

19 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

23 orë ago