Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Të tilla incidente jo rrallëherë kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren dhe këtë herë janë përfshirë dy familjarë, baxhanakë mes vete.
Siç merr vesh Sinjali, një mërgimtar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht baxhanakun e tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.Xhahaj, e ka goditur viktimën me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për pasojë përfundoi në spital.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ia ka mbathur për në Gjermani pas sherrit që plasi në familjen e tyre.
Lidhur me këtë incident, është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…