LAJME

Konfliktet për prona i bëjnë ‘pikë e pesë’ babë e bir në Kamenicë: Djali ia djeg veturën në oborr

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë e presion nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe jo fort i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Kamenicë, ku një 26-vjeçar është kapur me babain e tij për shkak të disa mosmarrëveshjeve për prona.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për F.D., i cili po dyshohet se përveç konfliktit verbal që ka pasur me viktimën, ia ka djegur atij edhe veturën. Sinjali mëson se në oborrin e shtëpisë së tyre, i dyshuari dje ia ka vënë benzinën veturës dhe e ka djegur.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, me ç’rast njësitet përkatëse bashkë me Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në stacion për intervistim, ndërkohë që është kuptuar se motiv i rastit dyshohet të jenë zënkat lidhur me pronat e tyre të përbashkëta.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Zjarrvënie”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

13 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

8 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

12 orë ago