KRYESORE

Kongresi miraton Rezolutë për vëllezërit Bytyqi: Raporti SHBA-Serbi të varet nga zgjidhja e rastit

Më 14 korrik 2022 në Dhomën e Përfaqësuesve të Senatit Amerikan ka marrë dritën e gjelbër Rezoluta për rastin e vrasjes të vëllezërve Bytyqi, e cila ishte dorëzuar në këtë institucion më 29 korrik 2021.

Sipas Rezolutës së miratuar, është kërkuar që personat përgjegjës për vrasjet e Ylli, Agron Dhe Mehmet Bytyqit në korrik 1999 në Serbi duhet të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu është dënuar fakti që ende asnjë individ nuk është shpallur fajtorë ndonjëherë për vrasjen e tyre, apo edhe për ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre dhe gjithashtu që asnjë person nuk po përballet me akuza për një krim të tillë të tmerrshëm.

Rezoluta në pikën tre të saj kërkon që “Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur ndaj atyre zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarëve që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, raporton Express.

Në pikën katër thuhet se SHBA-ja duhet të ofrojë burime të mjaftueshme për të ndihmuar dhe për të monitoruar përpjekjet e Qeverisë së Serbisë dhe ministrive për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejtë të jetë e mundur ata persona që besohet se janë të përfshirë në vdekjen e tyre, drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Dhe në pikën e fundit, thuhet se progresi apo mungesa e tij në zgjidhjen e këtij rasti, duhet të mbetet faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.

“progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në pikën pesë të Rezolutës që është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezoluta ka marrë 423 vota “pro”, 1 kundër, derisa s’kanë votuar 6.

Lidhur me këtë ngjarje në Dhomën e Përfaqësuesve ka reaguar edhe familja Bytyqi përmes llogarisë zyrtare në “twitter”.

“Lajme!Dhoma e Përfaqësuesve sapo miratoi Rezolutën e Vëllezërit Bytyqi, duke vendosur se ‘progresi në zgjidhjen e rastit, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Serbisë.”, duke falendëruar edhe politikanin amerikan Lee Zeldin që e ka sponzorizuar Rezolutën.

— Bytyqi Brothers (@BytyqiBrothers)July 14, 2022


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago