Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se do të ketë përplasje në Kosovë.
Ai ka theksuar se kjo përplasje do të ndodh pasi qytetarët nuk durojnë, pasi që sipas tij kanë pritur 10 vite për fituesin.
“Këtu ka me pasë përplasje në Kosovë, me ta vjedh vullnetin e qytetarit është përplasje. Qytetari nuk duron, nuk duron se ka pritë 10 vjet, ka pritë 10 vjet me pa kush o fituesi. E tash kur o fituesi, jo nuk bon fituesi duhet i dyti. Kjo çon drejt përplasjes”, ka thënë Konjufca.