Nisma Socialdemokrate është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut, ka thënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
“Në momentin kur këta e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës”, ka thënë ai.
“Kur nuk mundën ta arrijnë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim nja 3 mijë vota Listës Serbe, ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota, që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV-në”, është shprehur ai.
“Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV-në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë, sepse u mobilizua krejt sistemi, sepse aty është kufiri, ku Nisma hyn në Kuvend”, ka deklaruar Konjufca në RTV21.
“Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit, se kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kishte pranuar këto vota më 2014, e 2017. I mbyllnin sytë dhe thoshin se ky është ligji”.
E gjithë kjo, sipas Konjufcës, është “shumë e dyshimtë dhe skenar politik. Këtu nuk bën të përjashtohet edhe korrupsioni dhe paratë”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…