Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sot ka shkarkuar 14 konsuj nëpër ambasada të ndryshme të Kosovës në botë.
Në mesin e të shkarkuarve është edhe Kadri Balaj djali i hallës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.
Balaj ka shërbyer si konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë.
Në këtë pozitë Kadri Balaj ishte emëruar nga ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018.
Ministri Konjufca ka njoftuar se këto shkarkime janë në pajtim me ligjin dhe emërimet e tyre ishin bërë kundërligjshëm.