POLITIKE

Kosova i prish Serbinë me Slloveninë

Sllovenia e Serbia kanë hyrë në një zënkë diplomatike.

E gjitha nisi të shtunën kur presidenti slloven, Borut Pahor, shkoi në Beograd për takim me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit i dorëzoi ftesën për samitin e liderëve në Procesin Brdo-Brijuni më 12 shtator.

Takimi Vuçiq-Pahor, shkoi mirë deri në momentin kur nikoqiri foli për mos sanksionimin e Moskës , e njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Lubjana zyrtare.

“Qysh unë të ja sqaroj popullit tonë se ne do të vendosnim sanksione ndaj  Rusisë, e jo ndaj Sllovenisë. Rusia se ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, kurse Sllovenia, po. Pra ne s’kemi sanksione ndaj shtetit slloven dhe po mundohemi t’i mbajmë raportet miqësore”,tha Vuçiq.

Për këtë deklaratë të presidentit serb, reagoi Ministria e Punëve të Jashtme në Lubjanë.

Ambasadorja e Serbisë aty, Zorana Vlatkoviq, u thirr në një bisedë përderisa dikasteri që udhëhiqet nga Tanja Fajon, doli me një reagim të ashpër.

“Ne informuam palën serbe se jemi shumë të befasuar nga deklaratat e presidentit Vuçiq. Edhe një herë përcollëm qëndrimin tonë për Kosovën, të cilën Sllovenia e njohu si shtet të pavarur” vazhdon MPJ sllovene.

“ Në këtë drejtim, ne shprehëm pritjen që Serbia të mos e problematizojë qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën në të ardhmen, sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne gjithashtu shprehëm kundërshtimin tonë të fortë për barazimin e njohjes sllovene të Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago