Me 31 mars, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të heq tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.
Derisa për Serbinë ka hequr tarifën e ka vendosur reciprocitetin, për Bosnje e Hercegovinën heqjen e taksës e ka bërë pa kushte.
Mirëpo se si po ecën reciprociteti në këtë kohë, kanë folur për IndeksOnline nga Dogana e Kosovës.
Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se deri më tani nga Serbia janë importuar 1.6 milionë euro, ndërsa nga Bosnje e Hercegovina, 100 mijë euro.
Ai tutje ka sqaruar se të gjithë dërgesat janë bërë, duke iu referuar Kosovës në emërtimin ndërkombëtar sa i përket aspektit tregtar.
“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia si dhe rreth 100.000 mije euro nga Bosnja dhe Hercegovina (263 dërgesa nga Serbia dhe 15 nga BH), derisa produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara. Te gjitha dërgesat deri tani ju kane referuar Kosovës ne bazë te vendimit te qeverise si dhe emërimit ndërkombëtar te Kosovës ne asketin tregtar”, tha Stavileci për IndeksOnline.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…