POLITIKE

Kosova me status të avancuar në AP të NATO’s, Vucicit i ‘djeg’ fortë: Edhe në KiE do t’i pranojnë në një datë të zgjedhur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur edhe të dielën për Kosovën, në ditën kur u shënua përvjetori i 25-të i bombardimeve të NATO’s.

Pikerisht këtë ditë Asambleja Parlamentare e NATO’s e ka avancuar statusin e delegacionit të Kosovës nga vëzhgues në të asociuar.

Për Vuçiq kjo është tregues se “NATO ka bërë me dije se gjatë gjithë kohës ka punuar së bashku me Prishtinën”

Sipas Vuçiq NATO dhe Kosova po veprojnë si ekip i koordinuar ose si “polic i mirë dhe i keq”.

Atij i ka penguar që kjo ka ndodhur më 24 mars, në ditën e bombardimeve duke kujtuar se edhe Millosheviqi ishte dorëzuar në Hagë më 28 qershor.

“Atyre u pëlqejnë datat, datat janë të rëndësishme për ta. Prandaj i detyruan të mjerët tanë që ta dorëzojnë Millosheviqin në Vidovdan. Prandaj sot vendosën që Prishtina të jetë anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Prandaj do të shkojnë në zgjedhin sërish një ditë të veçantë kur do t’i pranojnë në Këshillin e Evropës. Dhe e gjithë kjo gjoja duke zbatuar sanksione kundër Prishtinës”, tha Vuçiç.

“A mund t’i imagjinoni sanksionet në të cilat u jepet liberalizimi i vizave”, ka tentuar të ironizojë Vuçiq.

“Anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky është një hap më lart se sa ishin deri më tani. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës – shumë të rënda këto sanksione. Dhe kjo thjesht ju tregon se ata kanë punuar gjatë gjithë kohës si një ekip koheziv, se kanë punuar gjithë kohën bashkë dhe se ata thjesht luanin një polic të mirë dhe të keq dhe asgjë më shumë se kaq. Sado të vegjël të jemi, ne nuk jemi idiotë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago