SPORT

Kosova në Rusi pas një kohe të gjatë

Pas një kohe të gjatë xhudistet e Kosovës do të garojnë në Rusi. Prej 13 deri më 15 mars në Ekaterinburg të Rusisë mbahet turne Grand Slam i xhudos.

Garat Grand Slam janë prej më të vlerësuarave në sportin e xhudos, ndërsa për pjesëmarrje në Ekaterinburg është paraqitur edhe Kosova. Sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ka shkruar se Kosovën në garën e rëndësishme në Rusi do ta përfaqësojnë Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. Trajneri Driton Kuka ka konfirmuar për Koha.net se Majlinda e Loriana pritet të garojnë, por se kjo duhet të konfirmohet ndërkohë.

Ekipi i Kosovës në xhudo për herë të fundit në Rusi ka garuar në fund të vitit 2017. Më 16 dhjetor të vitit 2017 në St. Petersburg kishin garuar Nora Gjakova e Distria Krasniqi, në turneun Masters.

Majlinda së fundi në Rusi ka garuar në dhjetor të vitit 2016, kur u mbajt Liga e Kampionëve për klube në Grozny. Majlinda në Rusi ka fituar titullin e dytë të saj të botës (2014) e po ashtu një titull të Evropës (2016).

Loriana Kuka për herë të parë do të garoj në Rusi.

Gara në Ekaterinburg nuk do të jetë e zakonshme. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, nuk do të ketë shikues në palestër. Ndërsa garuesit mund të marrin pjesë me certifikatë mjekësore. Në mungesë të saj do t’iu nënshtrohen testeve mjekësore me të arritur në Rusi. Rusia ka marrë masa shtesë pasi koronavirusi ka prekur shumë vende të botës.

“Xhudistet mund të kenë shumë telashe gjatë rrugës për në Rusi. Për shkak të koronavirusit janë paraparë kontrollime në kufi dhe masa tjera”, ka thënë trajneri Driton Kuka për Koha.net.

Koronavirusi ka ndikuar edhe në garat e xhudos. Disa gara janë anuluar tashmë e të tjera mund të anulohen në javët në vazhdim.

Në këtë fazë, garat e turit botëror të xhudos vlerësohen me shumë peshë. Xhudistët kërkojnë pikë në secilën garë në përpjekje për renditje më të mirë për Olimpiadën në Tokio.

Majlinda nuk ka garuar nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa Loriana nga tetori i vitit të kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago