BREAKING NEWS

Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 shkurt u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që “të largohen sa më parë nga Ukraina” në mesin e frikës për një pushtim nga Rusia.

Në njoftimin e MPJD-së u tha se duke parë tensionet në mes dy shteteve, “tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të hapur të armatosur”.

“Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net”, u tha në njoftim.

Ministria nuk ka bërë të ditur se sa është numri i qytetarëve kosovarë në Ukrainë.

Rikujtojmë se në rajonin e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

Këtë thirrje nuk e ka bërë ende Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Estonia, Suedia, Norvegjia e Holanda, gjithashtu u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

SHBA-ja, Australia dhe Kanadaja kanë paralajmëruar evakuimin e ambasadave të tyre në Kiev.

Ditëve të fundit, Uashingtoni ka shtuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se mund të ndodhë në çdo moment.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një bisedë telefonike më 13 shkurt theksuan rëndësinë e ndjekjes së “diplomacisë dhe parandalimit në përgjigje të ngritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës”.

Rusia ka mohuar se grumbullimi prej më shumë se 100,000 ushtarësh dhe pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën është paralajmërim për një pushtim të mundshëm.

Rusia po kërkon që Perëndimi t’i mbajë vendet ish-sovjetike jashtë NATO-s. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të përmbahet nga vendosja e armëve pranë kufirit të saj dhe të tërheqë forcat e aleancës nga Evropa Lindore – kërkesa të refuzuara kategorikisht nga Perëndimi.

Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të ashpër që nga viti 2014, kur udhëheqësi miqësor i Ukrainës ndaj Kremlinit u përzu nga detyra nga një kryengritje popullore.

Moska u përgjigj duke aneksuar gadishullin e Krimesë dhe më pas duke mbështetur një kryengritje separatiste në Ukrainën lindore, ku luftimet kanë vrarë mbi 14,000 njerëz.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në ndalimin e betejave në shkallë të gjerë, por përleshjet e rregullta kanë vazhduar dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë ngecur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago