FOTO&VIDEO

KOSTT flet për stabilizim dhe ndërprerje të reduktimeve: Mungesa e furnizimit nga KESCO u plotësua nga blloku B2

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSST), ka njoftuar se është stabilizuar gjendja në sistem pas rritjes së prodhimit në KEK.

Kosova po përballet me reduktime të rrepta të energjisë.

KOSTT ka thënë se mungesat e furnizimit nga KESCO janë plotësuar nga KEK me hyrjen në operim të bllokut B2, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe ruajtjen e integritetit të sistemit, si dhe duke mundësuar ndërprerjen e kufizimit të ngarkesës.
Njoftimi i plotë:

𝐒𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐄𝐊

KOSTT njofton se gjendja në sistemin elektroenergjetik është stabilizuar pas masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Mungesat e furnizimit nga KESCO janë plotësuar nga KEK me hyrjen në operim të bllokut B2, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe ruajtjen e integritetit të sistemit, si dhe duke mundësuar ndërprerjen e kufizimit të ngarkesës (reduktimeve).

KOSTT u bën thirrje të gjitha palëve në treg të respektojnë rregulloret dhe të sillen me përgjegjësi, për të siguruar operim të qëndrueshëm dhe të sigurt të rrjetit.

KOSTT mbetet në gatishmëri dhe do të vazhdojë monitorimin e sistemit, duke ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave ligjore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago