Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka kërkuar nga operatorët e shpërndarjes që të ndalojë transmetimin e kanaleve të Arena-s.
Kjo masë do të vlejë deri në një vendim tjetër të KPM-së.
Vendimi i KPM sipas kryetarit të Komisionit, Jeton Mehmeti është marrë pasi Kanalet e Arena-s kanë transmetuar përmbajtje që janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.
“Është fjala për transmetim të videomesazheve që vinë nga Serbia që kanë përmbajtje me tekst që glorifikojnë sulmin në veri dhe përmbajnë mesazhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, këto janë në kundërshtim me nenin 19 të rregullores të KPM-së.
“Veprimi i menjëhershëm është që pas gjetjeve që ato janë transmetuar, që menjëherë të ndalojmë transmetimet e Arena-s për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren dhe cenon sigurinë në vend”, ka thënë Mehmeti.
Kjo është mbështetur edhe nga anëtarët e tjerë të KPM-së të cilët e kanë cilësuar si shqetësuese dhe shkelje të rëndë transmetimin e mesazheve të tilla.
Arena sport ritransmetohet nga operatorët kabllorë Artmotion, IPKO, Kujtesa, Telkos dhe MTS.
Në këto kanale disa herë është transmetuar një videospot kërcënues ku në gjuhën serbe shkruan “Pamticemo”, që në shqip do të thotë “do të mbajmë në mend”, duke glorifikuar tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, të cilët ishin pjesë e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës, me ç’rast u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas KPM-së tashmë është ndalur transmetimi i kanaleve të Arena-s në këta operatorë kabllorë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…