Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhësku në rend dite është çështja e rinumërimit.
Gjatë kësaj mbledhje do të paraqitet një raport mbi gjetjet nga procesi i rinumërimit deri më tani.
Lajmi u bë i ditur këtë mngjes nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.
Më 13 janar, KQZ kishte vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Ky institucion ka lënë të hapur mundësinë që në rinumërim të përfshihen edhe vendvotimet tjera nga komunat ku është vendosur që fillimisht të rinumëroheshin vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…