Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.
“Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532. Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim./Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.
Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.
Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…