BREAKING NEWS

Kremlini thotë se Ukraina ka goditur objektiva në thellësi të Rusisë

Ukraina lëshoi të martën një numër dronësh me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në thellësi të Rusisë, duke goditur të paktën dy objekte nafte në një sulm ndaj tetë rajoneve të vendit, thanë zyrtarët rusë.

Po të martën, ushtarë për të cilët zyrtarët e Kievit thonë se janë vullnetarë rusë që luftojnë për Ukrainën, njoftuan se kishin kaluar kufirin e Rusisë, një gjë që e kanë bërë disa herë që kur filloi lufta.

Rusia tha se i kishte zmbrapsur përpjekjet për inkursione, por pretendimet e asnjërës palë nuk kanë mundur të verifikohen.

Një dron ukrainas goditi dhe i vuri flakën një rafinerie nafte në rajonin e Nizhny Novgorodit, sipas guvernatorit rajonal Gleb Nikitin. Ky rajon ndodhet rreth 775 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në një sulm tjetër në thellësi të Rusisë, një dron u rrëzua në rajonin e Moskës, tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin. Megjithëse ai ra larg qendrës së qytetit, droni ishte pranë Aeroportit Zhukovsky, një nga katër aeroportet ndërkombëtare të Moskës.

Një tjetër dron goditi një depo nafte në Oryol, 116 kilometra larg Ukrainës. Sulmet duken të jenë dëshmi e sofistikimit në rritje të teknologjisë ukrainase të dronëve dhe rritjes së guximit për ta çuar frontin e luftës në Rusi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha vitin e kaluar se vendi i tij ka zhvilluar një mjet luftarak me rreze veprimi prej 700 kilometrash, mesa duket duke iu referuar dronëve.

Ukraina gjithashtu ka dërguar gjithnjë e më shumë dronë detarë në Detin e Zi, ku pretendon se ka fundosur anije luftarake ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago